Kryetari i Komisionit për transport dhe Lidhje nga LSDM, Bllagoj Boçvarski ka akuzuar qeverinë se ajo çfarë është duke ndodhur me ftohtin dhe borën, tregon mosshqetësim total nga qeveria e deritanishme ndaj qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM akuzojnë për mospastrimin e rrugëve. Kanë ndodhur me qindra aksidente, aksidente zinxhirore, qytetarëve të lënduar, dëme të mëdha shtetërore.
‘Institucionet nuk kanë mekanizëm sesi t’i mbajnë rrugët në kushte dimërore. Bora pastrohet me mekanizëm të vjetër, prandaj angazhojnë edhe firma private, por edhe ata kanë mjete të vjetra. Sipa Boçvarskit, nëse institucionet ishin të përgatitura në Maqedoni nuk do të kishte për të tretën herë me radhë rrugë të papastruara nga bora, ku shumë familje me ditë janë lënë pa ushqim, gruaja shtatzënë të mos mund të ecë në këmbë tre kilometra deri te vendi i lindjes’, thuhet ndër të tjera nga LSDM. /Telegrafi/