Site icon Telegrafi

Boçvarski: Prej nesër shpallet konkursi për banesa sociale në Gostivar

Qytetarët e Komunës së Gostivarit prej nesër mund të dorëzojnë dokumente për banesa sociale. inistri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski paralajmëroi se konkursi do të shpallet nesër.

Ai sot i shoqëruar nga drejtori i SHA për ndërtim dhe ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste Kristijan Trajkovski dhe zëvendësministri Bekim Bexheti realizuan inspektim në ndërtesën sociale në Gostivar.

“Shpallja publike do të zgjasë deri më 4 prill dhe u bëj thirrje personave nga kategoritë e rrezikuara të aplikojnë për banesë sociale. Gjithashtu, dua të potencoj se vetëm banorët e komunës së Gostivarit të cilët i plotësojnë kriteret e shpalljes publike do të mund të aplikojnë për banesë sociale. Dëshiroj t’u bind se të gjitha aplikimet do të merren parasysh, ndërsa banesat do të shpërndahen me procedurë transparente”, deklaroi Boçvarski.

Sipas kritereve të konkursit mund të paraqiten fëmijët mbi 18 vjeç pa prindër ose pa kujdes prindësor, gjegjësisht ata që ishin në institucionet e fëmijëve pa prindër, shfrytëzues të ndihmës sociale të garantuar, persona të goditur nga fatkeqësi elementare-natyrore, persona me invaliditet dhe familje me ndonjë person me invaliditet, persona pjesëtarë të bashkësisë rome, me rrezik social sipas strategjisë për romët, prindër vetëushqyes me fëmijë të vegjël.

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Gostivar.

Exit mobile version