Pasi që Qeveria u tërhoq nga Propozim-ligji për legalizimin e objekteve pa leje, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve u obligua të përgatisë propozim-ligj të ri.
Propozim-ligji pritet të jetë gati për 3-4 javë, ndërsa ministri Boçvsarski thotë se do të dëgjohen vërejtjet e opinionit dhe se do të bëhen ndryshime.
Tashmë dihet se neni ku parashihej legalizimi në rajonet e mbrojtura do të hiqet, ndërsa nuk dihet nëse do të hiqet edhe neni 41 ku parashihej e ashtuquajtura ‘amnistia e fshehur’ për personat të cilët janë në procedurë gjyqësore.
Boçvarski për Kanal 5 thotë se vazhdojnë me konsultime duke përfshirë këtu edhe opozitën maqedonase./Telegrafi/