Prej dy ditësh grupet e punës të LSDM-së po e shqyrtojnë projekt ligjin për përdorimin e gjuhëve, të cilin BDI e dorëzoi te socialdemokratët. Nga kjo parti nuk tregojnë detaje, as nëse udhëheqësia e partisë ka vërejtje në lidhje me kërkesat e partive shqiptare. Përfaqësuesi i LSDM-së Bllagoj Boçvarski tha se nuk ka afat të caktuar deri kur duhet të përgjigjen në propozimet e BDI-së, por shpreson se kjo gjë do të ndodhë shpejt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Grupi punues i LSDM-së është duke e shqyrtuar propozimin, nuk kemi asgjë të re për të thënë. Në momentin kur do të ketë diçka për të bërë publike, do ta bëjmë menjëherë. Sa më shpejtë të jetë e mundur do të dalim me qëndrimin tonë, sepse Maqedonia nuk ka shumë kohë për të humbur dhe ne duhet të ecim përpara”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, kryetar i Komisionit për transport dhe lidhje nga LSDM./Telegrafi/