Linjat e lira ajrore, të cilat do të ndërpriten për shkak të krizës me Kovid-19 do të ripërtërihen menjëherë pasi të hapen kufijtë, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
“Jemi duke punuar në fushën e kthimit të linjave ajrore, por kjo nuk është çështje e cila duhet të diskutohet në mënyrë të njëanshme, por ka të bëjë edhe me marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve. Kur do të hapen kufijtë dhe do të lehtësohen protokollet dhe si punonjësit shëndetësorë në dy vendet do të ofrojnë mundësi të lehta lidhur me krizën e Kovid-19, kështu ne do ta lehtësojmë këtë proces dhe do t’i kthejmë linjat ajrore”, tha Boçvarski në përgjigjen e pyetjes në shënimin e vendosjes së linjës së re ajrore të drejtpërdrejtë midis Shkupit dhe Kievit.
Ai theksoi se për vitin 2021 janë paraparë 69,5 milionë denarë për subvencionimet e linjave të reja ajrore.
“Menjëherë sapo hapen këto linja të ndaluara do të vazhdojmë me realizimin dhe do t’i kthejmë. Sapo të hapen kufijtë menjëherë do të kthehen linjat të cilat ishin ndaluar për shkak të krizës me Kovid-19 dhe sërish do të rivendosen. Këtë muaj presim sërish të vihet fluturimi midis Shkupit dhe Abu Dabi përmes Vizzer që është pjesë e programit për fluturime të subvencionuara”, tha Boçvarski.