Site icon Telegrafi

Boçvarski: Ligji i ri i legalizimeve nuk i përfshin të gjitha objektet

Propozim-ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje nuk i përfshin të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, është shprehur në emisionin “360 gradë” në Alsat, ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Siç tha ai, ligji ka kaluar në Qeveri dhe pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

“Ligji i ri nuk i vë në pozitë të barabartë ata që ndërtuan pa leje me ata që ndërtuan sipas ligjit. Ata që ndërtuan pa leje me këtë ligj dënohen me gjoba shtesë, me 50% shpenzime më të larta komunale se ato të zakonshmet ose 100% nëse bëhet fjalë për objekt më të madh se 80 metra katrorë…Nuk do të thotë që nëse dikush ka ndërtuar ilegalisht në zonë të Planit të përgjithshëm urbanistik për banim individual për të ndërtuar një objekt industrial se do të legalizohet. Nuk do t’i nënshtrohet fare legalizimit. Vetëm në përputhje me qëllimin e PPU-së”, thotë Boçvarski.

Exit mobile version