Mbi 135 milionë euro investojmë në ndërtimin e tre rrugëve moderne eksprese. Operative ndërtimore është tërësisht në terren dhe na pret një vit i fortë investues në modernizimin e e të gjithë infrastrukturës rrugore, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Ballgoj Boçvarski, i cili sot së bashku me drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemin, inspektuan ndërtimin e rrugës ekspres drejt Prilepit, në aksin Gradsko – Drenovë.
Gjatësia e këtij aksi është 15,5 kilometra, ndërsa investimi është në një lartësi prej 24,7 milionë euro.
Ndërtimi ka filluar sivjet, ndërsa afati për përfundimin e tij është korriku i vitit 2023. Rruga eksprese do të ketë dy korsi prej 3,5 korsi dhe dy korsi ndalimi prej 2,5 metra.
Paralelisht me këtë aks po ndërtohet edhe faza e dytë e kësaj rruge eksprese, aksi nga Dreonva deri në Farish për të cilin janë investuar 33,7 milionë euro.
“Mund të potencoj se periudhën e kaluar ky drejtim rrugor po ndërtohet me një ritëm të pandërprerë. Ndërtimi po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe besojmë se këto dy akse do të ndërtohen në përfundim me afatin e vitit 2023. Dua t’i siguroj të gjithë, se punojmë shumë në të gjitha këto projekte për të krijuar kushte për një komunikacion modern dhe të sigurt dhe zhvillim të rajonit të Pellagonisë. Mjetet për këto projekte tashmë janë siguruar dhe i bëjmë të gjitha përpjekjet sipas goditjeve të çmimeve të cilat po ndodhin, projektet të vazhdojnë të ndërtohen”, deklaroi Boçvarski.
Drejtori i NP Rrugët Shtetërore, Rustemi, theksoi se aksi Gradsko – Drenovë financohet nga fondet IPA me 21 milionë euro dhe 3,7 milionë euro nga buxheti i NP Rrugët Shtetërore.
Në rrugën eksprese ndërtohen dy rrethrrotullime, njëri afër Gradskos dhe tjetri afër Rosomanit dhe nga katër viadukte dhe katër mbikalime dhe nënkalime. Gjerësia e rragës është 12,4 metra. Po përfundohen punët ndërtimore te rrethrrotullimi i mbikalimit Gradsko.
“Presim që ky rajon këtë pranverë dhe verë të jetë një kantier i madh dhe qytetarët së shpejti të kenë infrastrukturë të mirë e cila do të thotë zhvillim më të madh të rajonit”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i NP për Rrugë Shtetërore.