Site icon Telegrafi

Boçvarski: Ata që ndërtuan pa leje do të paguajnë komunale më të larta prej 50 deri 100%

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka njoftuar se është hartuar Ligji i ri për ndërtim.

Sipas këtij ligji, siç sqaroi ai, parashihet se të gjithë ata që kanë ndërtuar jashtë procedurave të parapara me Ligjin për ndërtim, të njëjtit të paguajnë komunale më të larta se ato të rregullta.

Nëse objekti i ndërtuar pa leje është prej 80 metra katror, komunalet do të jenë më të larta për 50%, ndërkaq nëse objekti është mbi 80 metra katror, komunale do të jenë më të larta për 100%.

Boçvarski tha se kështu nuk do të ndodh siç ndodhi në të kaluarën – ndërtuesit pa leje nuk do të shpërbehen më financiarisht me 1 metër katror legalizim.

“Thamë se çdonjëri që ka ndërtuar objekt jashtë procedurës së rregullt, do të paguajë penale apo komunale më të larta ndaj komunës amë për 50% deri në 80 metra katror dhe për 100% më shumë nga komunalet e rregullta për objekte më të mëdha se 80 metra katror. Me këtë bëjmë dallim mes atij që ka punuar në bazë të procedurave të rregullta të Ligjit për ndërtim dhe ka marrë leje për ndërtim në bazë të rregullores në fuqi. Të gjithë ata që do të veprojnë në bazë të këtij ligji, nuk do të jetë sipas ligjit paraprak në vitin 2011 legalizim për 1 euro metër katror, sepse atëherë, në një farë forme, janë shpërblyer financiarisht ata që nuk ndërtuan në përputhje me ligjin, kurse sot do të dënohen me 50 apo 100% komunale më të larta pasi nuk e kanë respektuar Ligjin për ndërtim”, tha Boçvarski.

Exit mobile version