Site icon Telegrafi

Boca i mohon pushimet, Tevez kërcënon me largim

Carlos Tevez mund t’i japë fund aventurës së tij të dytë me Boca Juniors pas vetëm gjashtë muajsh.

Pas polemikave që janë shkaktuar nga një fotografi ku është shfaqur Tevez me grupin më të dhunshëm të tifozerisë ultras të Bocas, nga Anglia ka ardhur lajmi sipas së cilit Tevez është duke menduar seriozisht largimin.

Në fakt, sipas të përditshmes “Daily Mirror”, argjentinasi i ka kërkuar klubit që të marrë një periudhë pushim, por kjo kërkesë i është refuzuar dhe Tevez duket se është zemëruar shumë, aq sa ka kërcënuar klubin me një largim në fund të sezonit, gjë që është konfirmuar edhe nga menaxheri i “Apache”.

E ardhmja e Tevez ka shumë mundësi të jetë në Kinë ose në Arabinë Saudite, por nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të kthehet në Europë tek Juventusi.

Exit mobile version