Telegrafi

Boca Juniors ofertë për Medelin

Vazhdon insistimi i Boca Juniors për Gary Medel.

Kiliani nuk është në planet e Luciano Spaletti për sezonin e ri dhe kështu është në kërkim të një skuadre e cila i ofron minuta në fushë.

Sipas Ole për mesfushorin është paraqitur Boca, e cila ka vënë në tavolinë një ofertë prej pesë milionëve.

‘Pitbulli’ ka oferta edhe nga Trabzonspor dhe CSKA Mosca, por preferon kampionatin argjentinas pasi e shikon si një mundësi për të bindur trajnerin e Përfaqësueses së Kilit për ta ftuar edhe në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi në vitin 2018. /Telegrafi/