Site icon Telegrafi

Boboshticë, prifti: Eshtrat nuk janë të ushtarëve grekë

Prifti i kishës At Jani Trebicka, i cili shërben aty prej vitit 2004, pohoi në seancë se brenda manastirit janë varrosur murgj dhe eshtrat mund të jenë të tyre, ndërsa ka deklaruar se ndërtimi i memorialit është bërë pa lejen e tij.

Në këtë seancë ka munguar dëshmitari tjetër i thirrur nga organi i akuzës, kreu i Komunës Drenovë Flamur Sala, i cili për shkak të angazhimeve elektorale nuk ka qënë i pranishëm. Gjykata vendosi thirrjen e Sales me forcë nga policia gjyqësore dhe e shtyu seancen për në datën 9 Maj.

Gjyqi i “Çështjes Boboshtica”, filloi në tetor të vitit të kaluar, kur “Omonia” ndërtoi një memorial, në varrezat e vjetra të fshatit, në nder të një ushtari grek, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version