Telegrafi

Boban zbulon ‘një gjë’ që Berlusconi nuk duhet të kishte bërë

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban ka thënë se Silvio Berlusconi “ishte unik”, por “nuk duhej të hynte në politikë”.

Ish-reprezentuesi kroat ishte një nga shumë yjet e nënshkruar nga Berlusconi gjatë mbretërimit të tij 31-vjeçar si President i Milanit.

Tani, pas vdekjes së tij, Boban ka ‘zbuluar’ një gjë të cilën ish-president i ndjerë nuk duhet ta kishte bërë.

Lexo po ashtu Milani në zi, vdiq presidenti më i suksesshëm në historinë e Rossonerëve

“Askush nuk do të bëjë kurrë atë që bëri Berlusconi për Milanin. Jo vetëm për rezultatet, por edhe për klasin, idetë dhe bukurinë me të cilat është bërë historia e futbollit”, ka thënë fillimisht Boban për Gazzetta dello Sport.

“Ai do të jetë i vetmi, përgjithmonë. Ai ishte një vizionar si askush tjetër. Një keqardhje personale ishte që hyri në politikë, nuk duhej ta bënte, sepse nuk ishte i njëjti Berluskoni pas kësaj”.

“Nuk e di si do ta ndajnë pushtetin atje lart, nuk do ta ketë të lehtë Zoti ta kuptojë. Në çdo rast, faleminderit President”, përfundoi legjenda kroate. /Telegrafi/