Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban ka thënë se Silvio Berlusconi “ishte unik”, por “nuk duhej të hynte në politikë”.
Ish-reprezentuesi kroat ishte një nga shumë yjet e nënshkruar nga Berlusconi gjatë mbretërimit të tij 31-vjeçar si President i Milanit.
Tani, pas vdekjes së tij, Boban ka ‘zbuluar’ një gjë të cilën ish-president i ndjerë nuk duhet ta kishte bërë.
“Askush nuk do të bëjë kurrë atë që bëri Berlusconi për Milanin. Jo vetëm për rezultatet, por edhe për klasin, idetë dhe bukurinë me të cilat është bërë historia e futbollit”, ka thënë fillimisht Boban për Gazzetta dello Sport.
“Ai do të jetë i vetmi, përgjithmonë. Ai ishte një vizionar si askush tjetër. Një keqardhje personale ishte që hyri në politikë, nuk duhej ta bënte, sepse nuk ishte i njëjti Berluskoni pas kësaj”.
“Nuk e di si do ta ndajnë pushtetin atje lart, nuk do ta ketë të lehtë Zoti ta kuptojë. Në çdo rast, faleminderit President”, përfundoi legjenda kroate. /Telegrafi/