Telegrafi

Boban vazhdon vizitat – takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Legjenda kroate, një herësh shef i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban ka filluar vizitën e tij në Kosovë.

Boban ka arritur sot (e mërkurë) në mëngjes në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë edhe tashmë ka filluar vizitat.

Pasi vizitoi në mëngjes ministrin e sportit, Hajrulla Çeku, Boban vazhdoi me vizita tjera të rëndësishme.

Në mesditë, shefi i futbollit të UEFA-s ka takuar edhe kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama.

Edhe në këtë vizitë, legjenda kroate ishte i shoqëruar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Pas këtyre dy vizitimeve, Boban pritet që nga ora 15:00 do të mbajë konferencë për media. /Telegrafi/