Telegrafi

Boban: Kovacic, blerje e madhe për Interin

Dinamo Zagrebi sot e ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare se 18 vjeçari, Mateo Kovacic, do t’u bashkohet Nerazzurëve për një shumë rreth 11 milionë euro. Talenti pritet që sot t’i kryejë testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën për gjigantin italian.

“Interi ka bërë shumë mirë që e ka blerë atë. Nuk e kam pritur këtë aspak. Ai është një profesionist i madh, lojtar shumë serioz”.

“Kovacic është shumë i talentuar dhe ende mund të përmirësohet. Ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, është një mesfushor shumë i kompletuar i cili mund të luajë në shumë pozita”.

“Mendoj se ai ka potencial të bëhet lojtar më i mirë se unë”, ka thënë Boban për Sky Sport Italia./Telegrafi/