Site icon Telegrafi

Boban Iliq sërish dënohet me gjashtë vjet burg për vrasjen e Almir Aliut

I akuzuari Boban Iliq, për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu, sërish është dënuar me gjashtë vjet burg.

Gjykata Penale e Shkupit edhe në rigjykimin e lëndës ka marrë vendim që Boban Iliqin ta dënojë me gjashtë vjet burg, njofton Telegrafi Maqedoni.

Babai i Almirit, Sedat Aliu dënohet u dënua me gjashtë muaj burg, ndërsa Sami Demiri dhe Abdulla Aliu u dënuan me nga nëntë muaj burg për veprën penale “dhunë”.

Iliq fillimisht u akuzua me veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa më pas u rikualifikua veprën për “aksident trafiku me vdekje pasojë”.

Ngjarja e kobshme ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliq, me veturën e markës Mercedes vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliq./Telegrafi/

Exit mobile version