Siç raportuam më herët, rasti i Almir Aliut mori kahje krejtësisht tjetër, duke lënë pa ndëshkim Boban Iliqin, i cili me veturën e tij shkeli për vdekje Almirin.
Në seancën e sotme, Boban Iliq u akuzua për veprën penale të aksidentit të trafiku që rrezikon sigurinë e këmbësorëve, ndërsa avokatja Kusigerska tha se vepra nuk është kryer me paramendim.
Kështu, Boban Iliq është liruar nga paraburgimi, ndërsa vëllai i tij gjatë daljes nga gjykata, ka përdorur gjeste trupore për të fyer familjarët e Almir Alimut.
Bojan Iliq (vëllai i Bobanit) ka dalur nga gjykata dhe më pastaj ua ka treguar gishtin e mesit, një gjest që konsiderohet fyes, familjarëve të Almir Aliut./Telegrafi/