Telegrafi

Boban Iliq dërgohet në paraburgim deri në fuqizimin e vendimit të gjykatës

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, Boban Iliq është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë deri në fuqizimin e vendimit të gjykatës.

Gjykata e Kumanovës të enjten vrasësin e Almirit të vogël e dënoi me vetëm 6 vite burg, i cili me makinë shtypi për vdekje katërvjeçarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boban Iliq edhe më herët ka qenë në paraburgim, ndërsa u liruar pasi rikualifikimit të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasoja”.

Gjykata gjithashtu dënoi babain e Almirit, Sedat Aliu, me gjashtë muaj burg me kusht./Telegrafi/