Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, Boban Iliq është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë deri në fuqizimin e vendimit të gjykatës.
Gjykata e Kumanovës të enjten vrasësin e Almirit të vogël e dënoi me vetëm 6 vite burg, i cili me makinë shtypi për vdekje katërvjeçarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Boban Iliq edhe më herët ka qenë në paraburgim, ndërsa u liruar pasi rikualifikimit të lëndës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasoja”.
Gjykata gjithashtu dënoi babain e Almirit, Sedat Aliu, me gjashtë muaj burg me kusht./Telegrafi/