Bob Odenkirk thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore pasi humbi ndjenjat në xhirimet e “Better Call Saul”.
Aktori 58-vjeçar bëri një postim në Twitter për t’i njoftuar fansat për gjendjen e tij shëndetësore dhe për t’i falënderuar ata për mbështetjen e tyre.
“Unë jam duke u shëruar”, tha Bob në Twitter për gati 800 mijë ndjekësit e tij.
I am doing great. I’ve had my very own “It’s a wonderful life” week of people insisting I make the world slightly better. Wow! Thank you, I love everyone right now but let’s keep expectations reasonable!
— Mr. Bob Odenkirk (@mrbobodenkirk) August 7, 2021
Në fund të korrikut, aktori humbi ndjenjat në xhirimet e “Better Call Saul” në Culver City, California.
“Për familjen dhe miqtë e mi që më kanë rrethuar këtë javë. Por unë e ndiej dashurinë dhe kjo do të thotë shumë”, tha ai në Twitter.
“Unë pata një sulm të vogël në zemër. Por do të jem mirë falë Rosa Estrada dhe mjekëve që u kujdesën për mua pa një operacion. Gjithashtu, mbështetja dhe ndihma e AMC dhe SONY gjatë gjithë kësaj ka qenë e nivelit tjetër. Do të rikthehem shpejt”. /Telegrafi/