Trajneri i njohur i fitnesit, Bob Harper, kishte pësuar një sulm në zemër gjatë muajit shkurt dhe kishte qenë më afër se kurrë me vdekjen.
Qysh nga atëherë,Harper ka filluar t’i nënshtrohet dietës së njohur Mesdhetare dhe së fundmi, duke folur për tragjedinë, ka treguar se kishte mbetur i shtrirë në tokë sikur i vdekur, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, gjatë një interviste në emisionin televiziv me Andy Cohen, Harper e ka rikujtuar dhe ndarë me të tjerët tragjedinë e tij, por kësaj radhe duke treguar për shenjat paralajmëruese të cilat i ka injoruar dhe që kanë shpirë drejt këtij incidenti.
“Një herë më ka rënë të fiktë në palestër. Kisha filluar të kem marramendje, por vetëm qëndroja ashtu dhe më vonë u adaptova. Kjo është gjëja më budallaqe që kam bërë ndonjëherë në jetë dhe ende nuk ia fali këtë vetes”, ka rrëfyer ai.
Fatmirësisht Harper nuk i është bashkuar 16 përqindëshit të meshkujve të cilët i injorojnë shenjat paralajmëruese të sulmit në zemër dhe vdesin si rezultat i kësaj.
Nëse veç jeni të brengosur për shëndetin tuaj të zemrës, klikoni këtu për t’i mësuar disa nga shenjat paralajmëruese të sulmit në zemër. /Telegrafi/