Site icon Telegrafi

Bob Dylan lirohet nga akuzat për abuzim seksual pas 56 vitesh

Gruaja që akuzoi Bob Dylanin për abuzim seksual me të në vitin 1965, kur ajo ishte 12 vjeçe, ka hequr dorë nga rasti, raporton Billboard.

Viktima e identifikuar si JC, u akuzua nga avokatët e Dylan për shkatërrimin e provave pasi ajo refuzoi të dorëzonte e-mailet dhe mesazhet me tekst përpara afatit të caktuar nga gjykata që shqyrton çështjen.

Ajo gjithashtu shkarkoi përfaqësuesit e saj ligjorë. Për rrjedhojë, në seancën e kësaj të enjte, më 28 korrik, u bë kërkesë për pushimin e çështjes.

“Kjo çështje ka përfunduar. Është skandaloze që është sjellë ndonjëherë në radhë të parë. Jemi të kënaqur që paditësi ka hequr dorë nga ky mashtrim i drejtuar nga avokati dhe që çështja është pushuar me paragjykim”, tha avokati kryesor i Dylan, Orin Snyder në një deklaratë.

Çështja u depozitua fillimisht në Gjykatën e Lartë të Shtetit të New Yorkut më 13 gusht 2021.

Viktima e supozuar pretendoi se Dylan e ngacmoi atë në dhomën e muzikantit në hotelin Chelsea midis muajve prill dhe maj 1965, kur muzikanti do të kishte qenë midis 23 – 24 vjeç.

Tutje ajo thuhet se pretendoi se Dylan “përfitoi nga statusi i tij si muzikant për të manipuluar JC dhe për të fituar besimin dhe kontrollin e saj mbi të, si pjesë e planit të tij për ta ngacmuar dhe abuzuar seksualisht”.

Për më tepër, Bob Dylan synonte “kishte qëllimin e abuzimit seksual me të, gjë që ai e realizoi, duke e furnizuar me drogë, alkool dhe kërcënime për dhunë fizike, duke e lënë atë të prekur emocionalisht dhe psikologjikisht edhe sot e kësaj dite”, thuhet në ankesë.

Si rezultat, avokatët e Dylan e quajtën akuzën një “pamundësi kronologjike” pasi Dylan, ndoshta një nga muzikantët më të dokumentuar të të gjitha kohërave, nuk ishte në qytetin e New Yorkut gjatë periudhës kohore të supozuar. Gruaja, përditësoi padinë e saj duke deklaruar se abuzimi i supozuar ndodhi gjatë “disa muajve në pranverën e vitit 1965”.

Ekipi ligjor i Dylan më pas e quajti atë një “zhvatje të hapur … të rreme, keqdashëse, të pamatur dhe shpifëse”.

“Dylan nuk do të zhvatet, do të mbrohet fuqishëm kundër këtyre gënjeshtrave të promovuara nga avokatët dhe do të kërkojë kompensim kundër të gjitha palëve përgjegjëse, duke përfshirë kërkimin e vendosjes së sanksioneve monetare ndaj individëve përgjegjës për fabrikimin dhe ngritjen e kësaj padie abuzive”, kishte deklaruar mbrojtja e Dylan.

Lexo po ashtu Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual me një 12 vjeçare në vitin 1965

Të mërkurën, avokatët e Dylan i thanë gjykatësit në një letër se JC kishte dështuar t’i dorëzonte gjykatës ‘dhjetëra emaile kritike që ne dimë se ekzistojnë’ dhe sugjeruan që provat ishin shkatërruar qëllimisht, duke kërkuar ‘sanksione për përfundimin e çështjes dhe sanksione monetare’ mbi shkeljet e supozuara.

Dylan, 81 vjeç, ende nuk ka komentuar mbi rezultatin. Ai së fundmi njoftoi turneun e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar në më shumë se pesë vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version