Site icon Telegrafi

Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual me një 12 vjeçare në vitin 1965

Legjenda e muzikës, Bob Dylan, raportohet se i ka dhënë një 12 vjeçareje drogë dhe alkool para se ta abuzonte seksualisht në apartamentin e tij, në Hotel Chelsea në vitin 1965, sipas një padie të re.

Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të New Yorkut, ndërkohë që zëdhënësi i Dylan i tha BBC se ‘pretendimi i 56-vjeçares është i pavërtetë’.

Abuzimi i pretenduar nga këngëtari dhe kompozitori i këngës “Like a Rolling Stone” tani 81-vjeçar ndodhi shumë herë, dhe disa nga incidentet ndodhën në hotelin e famshëm Chelsea, pretendon padia.

Bob Dylan (Foto: Getty Images)

Akuzuesja JC thotë se efektet emocionale të abuzimit kanë qenë afatgjata dhe se asaj i është dashur të kërkojë trajtim mjekësor për to, sipas dosjes.

Pasojat që ajo pësoi – përfshijnë depresionin, poshtërimin dhe ankthin – ‘janë të një natyre të përhershme dhe të qëndrueshme’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bob Dylan

JC ngriti akuza për sulm, bateri, burg të rremë dhe shkaktim shqetësimi emocional kundër Dylan. Ajo po kërkon dëmshpërblim të papërcaktuar dhe gjykim me jurinë.

Bob Dylan (Foto: Getty Images)

Zëdhënësi i Dylan i tha The Post të hënën, “Ky pretendim i 56-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.

Dylan ndryshe ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.

Në 2016, atij iu dha ‘Çmimi Nobel’ në Letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz. /Telegrafi/

Bob Dylan (Foto: Rolling Stone)
Exit mobile version