Ish-senatori amerikan Bob Dole ka shprehur mirënjohjen për ngritjen e bustit të tij në Prishtinë, me rastin e 30-vjetorit të vizitës së tij në Kosovë.
Në një video të publikuar në Facebook ai thotë se ngritja e këtij busti i kujton atij kohën kur tri dekada më parë serbët tentuan ta ndalojnë vizitën e tij në Kosovë.
Dole shpreson se shqiptarët e Kosovës do të arrijnë progres dhe do të bëhen më të fuqishëm në të ardhmen.
“Më lejoni t’ju falënderoj për mundësitë që t’i shërbeja Kosovës përgjatë 30 vjetët e kaluara. Ju falënderoj shumë dhe jam mirënjohës, si dhe besoj që e njëjta vlen edhe për njerëzit në Kosovë”, shprehet ai.