Telegrafi

Boateng do të largohet nga Bayerni, PSG shpenzon 40 milionë euro për të

during the Bundesliga match between Borussia Moenchengladbach and Bayern Muenchen at Borussia-Park on March 19, 2017 in Moenchengladbach, Germany.

Jerome Boateng nuk do të luaj më për Bayernin e Munichut.

Mbrojtësi gjerman është drejt largimit nga kampionët e Gjermanisë.

Kështu së paku kanë njoftuar mediat gjermane që kanë shkruar edhe për arsyejet pse Boateng do të largohet nga Allianz Arena.

Trajneri i ri i Bayernit, Niko Kovac i ka bërë të qartë lojtarit se nuk llogarit në shërbimet e tij.

Kovac ka vendosur t’i besojë një fanellë titullari për qendrën e mbrojtjes dyshes Hummels – Sule.

E ardhmja e mbrojtësit gjerman duket se do të jetë në kampionatin francez, Ligue 1.

Jerome Boateng (Getty Images)

Kampioni aktual i Francës, Paris Saint Germain është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për transferimin e Boatengut.

Ky transferim pritet të ndodhë brenda muajit korrik nëse nuk futet ndonjë skuadër tjetër në lojë për lojtarin.

Më parë është raportuar se për qendërmbrojtësin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera të mëdha si Juventus dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/