Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka befasuar të gjithë teksa ka uruar Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nëpërmjet një postimi në Instagram.
Gjermani për dallim nga shumica e lojtarëve të klubit bavarez të cilët kritikuan gjyqtarët pas ndeshjes, ka vendosur të falënderon shokët e tij dhe të uron Los Blancos për fitoren.
“Ndonjëherë futbolli është vetëm… Respekt për të gjithë bashkëlojtarët për këtë luftë të madhe. Urime Real Madridit! #krenar”, ka shkruar Boateng.
Jerome luajti nga minuta e parë së bashku me Mats Hummels. /Telegrafi/