Telegrafi

Boateng i befasuar me koret raciste

“Isha i befasuar që në kohën që jetojmë ne, viti 2013, të ketë ende këto gjëra. Ne duhet të luftojmë kundër këtyre gjërave. Nuk është hera e parë që në jetën time po dëgjoj këto abuzime. Unë jam 25 vjec dhe nuk dua të dëgjoj këto gjëra dhe s’ka kush që mund të më bindë të luaj sërish kur dal nga fusha. Unë kam thënë se nuk do të luaja më dhe ashtu mbeti”.

“Nuk kam biseduar me asnjë bashkëlojtar, nuk kam dashur të diskutoj me askënd, ata e bënë edhe ndaj Muntarit. Është vështirë të them si jam ndjerë. Ka shumë emocione. Isha nervoz, isha i pikëlluar, i zhgënjyer. Dhe thashë se është më mirë të dal nga fusha, pasi ashtu nuk luhet”, është shprehur Boateng për CNN. /Telegrafi/