Kevin – Prince Boateng ka folur për sitautën e tij te Milani.
Mesfushori iu bashkua Rosonerëve në janar, pasi u lirua nga Schalke 04, por nuk bëri asnjë start në ndeshjet e Serie A.
“Unë kam një rol që është ndryshe për mua. Unë gjithmonë kam qenë protagonist dhe titullar. Personalisht them se është e vështirë, por ekipi është gjëja më e rëndësishme”.
“Unë jam më i pjekur tani, pa dyshim dhe jam i gatshëm për të gjitha sfidat që i kam përpara”.
“Unë jam mishëruar me skuadrën, ku shoh eki9p të ri. Njerëzit kanë thënë se ne nuk jemi ekip i konsoliduar, por e them se ne jemi”, deklaroi ai. /Telegrafi/