Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se e ardhmja e Jerome Boateng nuk është vendosur ende pavarësisht interesit nga Manchester United.
Mbrojtësi gjerman pritet që të largohet nga Allianz Arena në këtë afat kalimtar, pasi Niko Kovac nuk e shet atë në planet e tij për sezonin e ri.
Boateng u kthye në shtëpi në fillimin e turneut që kampionët e Bundesligës po e zhvillojnë në Amerikë për arsyeve private, të cilat nuk mendohet të jenë lidhur me situatën e tij të transferimit.
I pari i skuadrës gjermane ka thënë se e ardhmja e 30-vjeçarit ende nuk është vendosur, mirëpo që do të mësohet në këto ditë.
“E ardhmja e tij (Boatengut) nuk është vendosur ende. Do të presim dhe do të shohim se çfarë po ndodhë në tregun e transferimeve dhe pastaj do të diskutojmë me të rreth të ardhmes”, ka thënë Rummenigge.
Boateng bëri 20 paraqitje në sezonin e kaluar, e që Kovac nuk e dëshiron më në skuadër, derisa fituan titullin me një garë të ashpër me Borussia Dortmundit. /Telegrafi/