Futbollisti ganez, Kevin-Prince Boateng, ka hyrë në botën e hip-hopit, ndërsa tashmë e ka publikuar projektin e parë muzikor.
Kënga e tij mban titullin “King”, ndërsa është publikuar me videoklip.
Mesfushori u kthye në futbollin italian këtë verë duke u transferuar te Sassuolo, mirëpo krahas futbollit do të bëjë karrierë edhe në muzikë.
Boateng ka lindur në Berlin. Nëna e tij është gjermane, ndërsa babai i tij është ganez. Mirëpo, ndryshe nga vëllai i tij, Jerome Boateng, që luan për Gjermaninë, Kevin vendosi të luajë për vendin e tij të origjinës, Ganën.
Emri i tij skenik do të jetë PRIN$$ dhe pikërisht me këtë emër e ka publikuar këngën e re.
31-vjeçari ka luajtur në Itali edhe te Milani, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe në Gjermani, Angli dhe Spanjë.
Ai nuk është ylli i parë i Serie A që hyn në muzikë, pasi Dani Osvaldo u pensionua nga futbolli për të ndjekur një karrierë në muzikën rok. /Telegrafi/