Site icon Telegrafi

Boateng dhe Vidal drejt largimit nga Bayern Munich

during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium.

Drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se për Jerome Boateng ka një ofertë nga Paris Saint-Germain, ndërsa Arthuro Vidal do të vendos shpejt për të ardhmen.

Mësohet se mbrojtësi 29 vjeçar është drejt largimit, pasi tashmë Niklas Sule shihet si e ardhmja e Bayern Munich.

Mësohet se Boateng mund të kushtojë diku rreth 50 deri në 60 milionë euro.

Jerome Boateng (Getty Images)

Lajmin për Boatengun e ka konfirmuar Rummenigge, i cili po ashtu ka folu edhe për të ardhmen e Vidal.

“Arturo duhet të vendosë shpejt, nëse do të vazhdojë me ne, pra të vijojë kontratën, apo do të shkojë diku tjetër. Ai do të vendosë për të ardhmen e tij”, ka deklaruar ai.

Arturo Vidal drejt Serie A (Getty Images)

Vidal ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A, kësaj radhe te Interi.

Bayern Munich ka disa lojtarë që duhet të vendos për ta, pasi shumë prej tyre janë mes largimit dhe qëndrimit në klub. /Telegrafi/

Exit mobile version