Revista e njohur për sportin e boullingut “Bowlers Journal” edhe këtë vit ka bërë njoftimin dhe ndarjen e çmimeve për arkitekturë dhe dizajn më të mirë në botë për bowling.
Këtë vit “Bowlers Journal” ka shpallur BO Bowling si boullingun më të mirë në botë për vitin 2016!
Njoftimi i çmimit është dhënë si postim edhe në faqen e Facebook-ut të organizatës QUBICA AMF Worldwide! Ku ky postim ka marrë shumë pëlqime edhe ndarje nëpër botë.
“Dhe më në fund, ne dëshirojmë të dhurojmë një urim të veçantë për BO Bowling @ Albi! E vendosur në Prishtinë, Kosovë, Bo Bowling ka qenë e njohur si marrësi i “Qendra më e Mirë” për vitin 2016 në revistën Bowlers Journal për çmimin e Arkitekturës Internacionale dhe Dizajn.”
Vëllezërit Fitim dhe Kujtim Fazliu ekspert ne industrinë e klubeve të natës në Londër, Angli hapën Bo Bowling në Prishtinë, Kosovë ne vitin 2006, me ambicie të guximshme: për të hapur qendrën e parë te boullingut në vend. Çdo gjë në lokal – nga bari/shanku reflekton theksim, detaje dhe frymë londineze me kokteje kreative deri tek kreps, si dhe tavolinat luksoze të bilardos me ngjyre kadifeje, perdet gjigante – tregon se përvoja e tyre me klub nate bëjnë vëllezërit Fazliu ekspert dhe të sjell në mendje ambient të klasifikuar në të cilin boulling dhe mansheta thuren së bashku si “pijet Grey Goose dhe martini”, thekson “QubicaAMF” dhe “Bowlers Journal”.
“Ndihemi shumë të privilegjuar për këtë përzgjedhje kaq të veçantë që është bërë për qendrën tonë BO Bowling, e sidomos kur vlerësimi vjen nga një revistë tejet e rëndësishme në botë, siç është “Bowlers Journal” për fushën e bowlingut!” shprehen CEO-të e BO Bowlingut Fitim dhe Kujtim Fazliu. “Ky shpërblim na bënë të ndihemi shumë krenar sepse tregon që është vlerësuar përkushtimi ynë i shumë viteve, si dhe është vlerësuar cilësia e qendrës sonë me çmimin më të lart! E kur vlersimi vjen nga një revistë prestigjioze, ku prapa saj qëndrojnë ekspertët më të mëdhenj të fushës se boulingut, dizajnit dhe arkitekturës atëherë për ne peshon një nderë vërtet i madh, aq më shumë kur kemi garuar me boulling të tjera nëpër gjithë botën.”
Sigurisht që këtë shpërblim e kemi arritur edhe me kontributin, krijimtarinë dhe mjeshtrin e palodhshme të arkitektit tonë Aid Archides. Puna dhe imputi i tyre profesional në dizajn dhe arkitekturë ka inkurajua këtë rezultat dhe ka theksuar vlerën që kemi marrë nga kjo revistë “Bowlers Journal” dhe ekspertët e dizajnit dhe arkitekturës mbrapa saj!
Ceremonia e ndarjeve të çmimeve do të mbahet në Chicago, në Amerik në fund të muajit dhjetor, ku BO Bowling do ta merr shpërblimin e Artë!