Telegrafi

BNP Paribas blen Fortis Bank

Shteti belg do të qendrojë aksioner minoritar për aq kohe sa të arrihet stabiliteti i bankes duke u bërë aksioneri i parë i bankes franceze “BNP Paribas” me 12 përqind.

Shteti belg duhet së pari të blejë gjysmën e dytë të aksioneve të “Fortis” me 4.7 miliardë euro dhe pastaj t’i japë bankës franceze “BNP Paribas” 75 përqind të aksioneve.

Nga ana tjetër banka franceze “BNP Paribas” do të blejë edhe 67 përqind të “Fortis Luksemburg”, ndërkohë që shteti mban pjesën që mbetet.

Pasojat janë të forta, “Fortis” humb automatikisht aktivitetet operacionale me përjashtim të sigurimeve ndërkombëtare, por edhe banka franceze “BNP Paribas” bëhet banka e parë depozitare e zonës euro.

Holanda është vendi i parë që ka propozuar që shtetet anëtare të BE-së të rezervojnë 3 përqind të prodhimit bruto për shpëtimin e bankave dhe sigurimeve.

Gjermania dhe Anglia kanë reaguar negativisht dhe Komisioni Evropian për momentin nuk pranon të bëjë komente.