Telegrafi

BNP Paribas “Banka Globale e Vitit”

BNP Paribas, një nga grupet më të fuqishme financiare në botë, të mërkurën është shpallur “Banka Globale e vitit 2008”, nga revista The Banker, me rastin e shpërndarjes së këtyre shpërblimeve në Londër.

BNP Paribas është shpallur edhe “Banka më e mirë në Evropën Perëndimore” dhe “Banka më e mirë në Francë”. UkrSibbank, bankë e BNP Paribas në Ukrainë është shpallur “Banka më e mirë në Ukrainë”.

" Çmimi i revistës për banka komerciale i “The Banker” është mirënjohje për menaxhimin e sfidave të krizës financiare me dituri, guxim dhe ekspertizë. Revista ka dhënë mirënjohje që në një vit të trazuar, modeli i BNP Paribas ka “demonstruar një nivel të lartë të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë” dhe banka është “rritur në bizneset kyçe” gjithashtu “ka qenë e shpejtë që të vërej dhe grabisë rastet e mira të biznesit”, thuhet ne nje komunikate.

Baudoin Prot, Drejtori Gjeneral i BNP Paribas tha se Modeli robust i BNP Paribas ka qenë i shpejtë dhe i efektshëm në sigurimin e profitit nga rrugët e ndryshme të vijave të biznesit.

" Ky është rezultat i klientelës françize dhe cilësisë së ekipit të BNP Paribas. Edhe pse jo imune ndaj krizës financiare, kultura e konservatore e BNP Paribas ndaj rrezikut dhe kontrollimi i mirë i shpenzimeve gjatë këtyre ditëve të vështira na ka pozicionuar mirë që të rritemi në mënyrë organike. Blerja e Fortis një rast unik ka pozicionuar BNP Paribas mirë që të zgjerojë vendosjen pan evropiane dhe të bëhet banka me më së shumti depozita në Eurozonë”./telegrafi/