Telegrafi

BNP Paribas 3 miliard euro fitim në 2008

Sipas kësaj kumtese të ardhurat kanë pasur një rënie prej 11 për qind në krahasim me vitin 2007.

Pas mbledhjes së bordit Banka ka njoftuar se të ardhurat e bankës kanë arritur në këtë nivel duke ju falënderuar zvogëlimit të shpenzimeve në njësitet e biznesit si dhe ndërprerjes së bonusit për menaxherët e bankës (1.9 për qind me pak se në 2007).

Profiti para taksës në vitin 2008 është 3.9 miliard. Ky fitim më së shumti është bazuar në biznesin e bankës me individ dhe me menaxhim të aseteve. Fitimi total i grupit pas tatimit është 3.02 miliard euro.

BNP Paribas në Kosovë është i pranishëm përmes bankës TEB. /Telegrafi/