Telegrafi

BNP Paribas 3.1 miliardë euro profit

Ky kapacitet i fuqishëm fitimprurës është i mundshëm falë performancës së mirë të të gjitha njësiteve të grupit, përkundër kostos së lartë të rrezikut, ka njoftuar grupi.

Fitimet e për gjashtëmujorin e parë kanë qenë 3.1 miliard euro.

Shefi Ekzekutiv i BNP Paribas, Baudoin Prot ka thënë se banka "është e pozicionuar mirë për tu ballafaquar me sfidat e mjedisit te tanishëm ekonomik.

‘Të ardhurat e bankës janë rritur gati 33 për qind në këtë tremujor dhe kanë arritur 10 miliard, falë blerjes së bankës belge Fortis. Nëse të ardhurat nga Fortis nuk përfshihen atëherë rritja e BNP Paribas ka qenë 20 për qind për tremujorin e fundit’

Përkundër një ekonomie sfiduese, të gjitha njësitet e bankës kanë vazhduar të zgjerojnë biznesin e vet dhe kanë bërë kontribut pozitiv në biznesin e përgjithshëm të bankës. Për këtë BNP Paribas ka treguar fuqinë e vet të biznesit të integruar në një ambient sfidues, thuhet në kumtesë.

BNP Paribas është banka me më së shumti depozita në Eurozonë.

BNP Paribas mbanë 50 për qind të aksioneve të kompanisë pronare të bankës TEB, TEB Mali. /telegrafi/