Telegrafi

BNP Paribas 1.3 miliard euro net profit‏

Bordi i drejtorëve të BNP Paribas është takuar me 4 nëntor 2009. Takimi është udhëhequr nga Michael Peberau dhe bordi ka shikuar rezultatet e kuartalit të tretë dhe nëntë muajt e parë të këtij viti.

Grupi ka gjeneruar 10.663 milion të ardhura, 40 për qind më shumë se periudha e njëjtë në vitin e kaluar. Shpenzimet operative prej 6,037 milion Euro janë ngritur për 30,2 për qind ndërsa bruto të ardhurat operative janë 4,626 milion euro, që janë rritur 55,3 për qind. Kjo performansë e fortë operative, prej 2,300 milion euro, e kombinuar me një ngritje të limituar të çmimit të rrezikut (+15.5 për qind), i ka mundësuar grupit të gjenerojë 2,326 milion euro profit operacional, që është dy herë më shumë se në kuartalin e tretë të vitit 2008.

Për nëntë muajt e parë të vitit 2009, të ardhurat e grupit janë 30,133 milion euro (+ 33 për qind nga periudha e njëjtë e nëntë mujorit të parë të vitit të kaluar) dhe të ardhurat neto të aksionarëve ka qenë 4,467 milion euro, 1.8 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përkundër dyfishimit të çmimit të rrezikut.

Fitimet për aksion të zakonshëm kanë qenë 3.85 euro. Edhe këtë kuartal të gjitha divizionet e Grupit kanë kontribuar pozitivisht në zhvillimin e Grupit. TEB Sh. A. është pronë e TEB Mali pronë e përbashkët e BNP Paribas dhe familjes Calakoglu.