Telegrafi

BNJVL do të zgjedh udhëheqësi të re

Kuvendi i Përgjithshëm i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), do të mbajë seancë më 29 nëntor 2017 në hitelin “Aleksandar Palace” në Shkup me fillim në orën 12:00, në të cilën do të zgjedhet kryetari i ri i BNJVL-së.

Kuvendin e Përgjithshëm të BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë dhe çdo njëri ka të drejtë vote. Kryetarët në funksion janë delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm, ndërsa delegatë gjithashtu janë edhe dhjetë anëtarë nga radhët e Komitetit të Këshillave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani funksionin e kryetarit të BNJVL-së e ka kryer Koce Trajanovski, ndërsa nënkryetarë kanë qenë Zoran Damjanovski dhe Nezvat Bejta./Telegrafi/