Deri më tani, BMW i ka lansuar njësitë e reja të të gjitha modeleve nga 5 Series, pos modelit M5.
Megjithëse ishte parë duke u testuar nën shtresën për kamuflazh, nuk ishte bërë e ditur se kur mund të lansohet kjo makinë e re, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, kompania ka treguar se kjo veturë tërësisht e ndryshuar, do të prezantohet në Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë muajit shtator, ndërsa lansohet vitin që vjen.
Me 600 kuajfuqi dhe qëndrueshmëri të lartë, modeli M5 pritet të jetë konkurrenti kryesor i modelit AMG E 63 nga Mercedes. /Telegrafi/