Monterey Car Week që fillon së shpejti, do të jetë vendi ku prezantohet modeli Z4 që është tërësisht i ri.
Por, vetëm pak ditë më herët, BMW ka vendosur të tregojë se si duket kjo makinë e mahnitshme, transmeton Telegrafi.
Në imazh e postuar në rrjetin social, shfaqet pjesa e përparme dhe anësore, e veturës që ka mundësi t’i hapet tavani.
Deri më tani, ishte prezantuar vetëm silueta saj, si dhe është parë teksa testohej me shtresën për kamuflazh. /Telegrafi/