Telegrafi

BMW publikon prototipat e linjës M – që nuk janë prodhuar kurrë (Foto)

Prodhuesi gjerman i makinave, këtë vit shënon 30-vjetorin e lansimit të linjës M.

Që nga viti 1986 kur ka dalë në treg E30 M3, kemi parë shumë modele të mira që i kanë krijuar dizajnerët e BMW-së, transmeton Telegrafi.

Por, ka të tilla që nuk janë parë kurrë, sepse nuk kanë hyrë në prodhim.

Makina që e ka pjesën e pasme të destinuar për bartjen e mallrave, modeli me dy dyer, një makinë më e gjatë se zakonisht dhe tjetra që e ka pjesën e pasme të hapur, janë modelet që nuk u panë kurrë në rrugë. /Telegrafi/