Prodhuesi gjerman i makinave, këtë vit shënon 30-vjetorin e lansimit të linjës M.
Që nga viti 1986 kur ka dalë në treg E30 M3, kemi parë shumë modele të mira që i kanë krijuar dizajnerët e BMW-së, transmeton Telegrafi.
Por, ka të tilla që nuk janë parë kurrë, sepse nuk kanë hyrë në prodhim.
Makina që e ka pjesën e pasme të destinuar për bartjen e mallrave, modeli me dy dyer, një makinë më e gjatë se zakonisht dhe tjetra që e ka pjesën e pasme të hapur, janë modelet që nuk u panë kurrë në rrugë. /Telegrafi/