Telegrafi

BMW pranon në qetësi kur do të lansohet ky model (Foto)

Prodhuesi gjerman BMW, ka qenë në qendër të thashethemeve pasi është lansuar koncepti i këtij modeli të mahnitshëm.

Madje, nuk është ditur si do të quhet, çfarë do të ketë nën kapak dhe kur do të jetë në dispozicion, transmeton Telegrafi.

Por, së fundmi Auto Car mëson se BMW do të lansojë këtë veturë më 2021. Pritja e gjatë është shkaku i teknologjisë së lartë që do të përmbajë modeli i Next.

Meqenëse do të garojë me veturat e Tesla, kjo veturë elektrike do të ketë bateri të veçanta, sistem unik të lëvizjes si dhe po punohet shumë në mënyrën e vet-vozitjes.

Për të mos i lënë asnjë mundësi dështimit, BMW e ka shtyrë lansimin që më parë pretendohej të jetë gjatë vitit 2018. Gjithashtu bëhet e ditur se po punohet edhe në fibrat optik, që e përbëjnë pjesën e jashtme të veturës. /Telegrafi/