Continental GT nga prodhuesi britanik, për momentin është duke kryesuar në tregun e makinave luksoze, të shpejta dhe të fuqishme.
Ky model i punuar nga Bentley, i ka lënë prapa edhe veturat më të mira nga Mercedes dhe Rolls-Royce, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që ta mundë, BMW është duke punuar shumë në modelin M8, për ta marrë epitetin e të parit.
Nuk dihet se çfarë po punohet, por mediet që shkruajnë për makina raportojnë se ky model do të jetë pa dyshim më i mirë se S-Class dhe Wraith. Por, pritet të shihet nëse do të jetë edhe më i mirë se Continental i ri.
Autocar, duke u bazuar në burime të besueshme i ka siguruar fotografitë e postuara më poshtë, që besohet se e paraqesin pikërisht këtë veturë. /Telegrafi/