Prodhuesi gjerman BMW, nuk ia ka hequr ende modelit M8 shtresat e kamuflazhit, ndërsa ka prezantuar disa fotografi zyrtare të kësaj makine.
Por, është bërë e ditur se nga motori 4.4-litra turbo-dyshe V8, do të prodhohen 615 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.
Këto lajme janë bërë të ditura, vetëm pak kohë pasi reporterët e kapën këtë model, derisa ishte në fazën e testimit.
Mësohet se ky M8 do të jetë rivale me Porsche 911, Mercedes-AMG GT dhe disa makina nga Aston Martin. /Telegrafi/