Site icon Telegrafi

BMW M2 CS mund ta ketë këtë pamje të egër (Foto)

Me publikimin e pamjes së M4 CS, ka pasur komente se edhe M2 do të hyjë në rikonstruktim dhe t’i bëhen së paku disa ndryshime në dukje.

Ndryshimet u vërejtën kur kjo BMW u spiunua, derisa po testohej e kamufluar, pasi rranë në sy shumë tipare dalluese, transmeton Telegrafi.

Vetura që lansohet në fund të vitit, ndërsa hyn në prodhim në fillim të 2018-ës, pritet të ketë dukje të egër me linja shumë të ashpra.

Dizajnerët nga Cars.co.za e kanë ilustruar formën, se çfarë pamje mund të ketë BMW M2 Cs dhe që tani mund të thuhet, se është një makinë që do të jetë mjaftë e kërkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version