Site icon Telegrafi

BMW iX1 është “crossoveri” elektrik me 313 kuaj-fuqi

BMW edhe zyrtarisht ka prezantuar “crossoverin” elektrik iX1, që bën tërheqjen me të katër rrotat dhe prodhon 313 kuaj-fuqi.

BMW iX1 në fillim do të jetë i qasshëm vetëm si model xDrive30, e versioni me motor konvencional dallon nga maska e përparme e modifikuar, me detaje të kaltra.

Detaji i njëjtë i kaltër mund të shihet edhe nën derë. Pra iX1 duket pothuajse identik sikurse X1, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ajo çfarë fshihet nën karroceri është krejt e ndryshme, iX1 ka hequr motorin SUS dhe e ka futur dy motorë elektrikë.

Kështu në mënyrë të kombinuar prodhon 313 kuaj-fuqi, dhe iX1 është një prej anëtarëve më të fuqishëm të gjeneratës së tretë të familjes X1.

Kjo performancë i mundëson që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5.7 sekonda. Në pjesën e poshtme të karrocerisë gjendet bateria me kapacitet 64.7 kWh që me vetëm një mbushje përshkon 483 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version