Prodhuesit këtyre makinave, nuk do të donin që ju t’i shihni kaq herët, shumë më parë se që janë gati për prodhim
Reporterët që merren me makina të reja, kanë arritur të fotografojnë gjatë kësaj jave, disa makina, derisa po i nënshtroheshin procesit të testimit, transmeton Telegrafi.
Megjithëse janë fotografuar nga afërsia, sërish mund të shihen disa prej ndryshimeve që kanë pësuar, në krahasim me modelet aktuale. Apo të shihen linjat, që do t’i ketë makina e re elektrike iNEXT, si dhe ndryshimet që ka pësuar M5.
Duke u testuar është parë edhe makina e re elektrike nga Ford, që është inspiruar nga Mustang, ndërsa pritet të quhet March.
Ford F-150 që është një pickup gjigant, Porsche Panamera e re, si dhe brendia e Hyundai i20, janë në mesin e këtyre makinave mjaft të mira. /Telegrafi/
BMW iNEXT
BMW M5
Ford Mustang
Ford F-150
Hyundai i20
Mercedes-AMG GLA 45
Porsche Panamera