Në Geneva Motor Show që zhvillohet gjatë javës së ardhshme, do të prezantohet modeli i8 që është përpunuar nga AC Schnitzer.
Videoja e shkurtër që është postuar më poshtë, shfaqë disa pjesë të super-makinës që i është zëvendësuar pjesa e jashtme me një tjetër që kamaterial të përpunuar nga shumë fibra karboni, transmeton Telegrafi.
Linjat që i rrisin aerodinamikën, pesha e lehtë dhe shumë elemente tjera, bëjnë që kjo BMW të arrijë shpejtësi të lartë.
Nuk dihet se çfarë specifika do t’i ketë, por në filmimin e publikuar tregohen disa cilësi që i përmban ky model i cili ka pësuar shumë ndryshime. /Telegrafi/