Modeli aktual, i cili do të zëvendësohet vitin e ardhshëm, ka pësuar ndryshime kozmetike, ndërsa avancimet më të mëdha janë bërë në kabinën e automobilit.
Gjenerata e dytë e serisë 1 BMW ka pasur premierën më 2011 dhe ky model ka pësuar një ri-dizajn të përgjithshëm në vitin 2015.
Edhe pse nuk ishte pritur që prodhuesi gjerman të bëjë ndryshime në versionin ekzistues para lansimit të gjeneratës së ardhshme, e planifikuar për vitin e ardhshëm, në BMW kanë vendosur të bëjnë edhe një freskim të serisë aktuale 1, transmeton KosovaPress.
Kësaj radhe, pamja e jashtme e automobilit ka mbetur praktikisht e njëjtë, por blerësve iu është ofruar dizajni i ri, si dhe dy nuanca të kaltra dhe ngjyrë portokalli – Seaside Blue i Sunset Orange.
Përveç kësaj, në dispozicion janë edhe tri pako speciale të pajisjes – Edition Sport Line Shadow, Edition M Sport Shadow dhe versioni BMW M140i Edition Shadow, me detaje të zeza në eksterier: rreth makës së ftohësit, rreth dritave dhe gripit të pasmë ndriçues.
Më së shumti ndryshime kanë ndodhur në brendi të kabinës, ku është ri-dizajnuar tabela e instrumenteve.
Në BMW- thonë se kanë avancuar sistemin iDrive dhe risi është edhe interfejsi i përdorimit me ekran 8,8 inç i pajisjes multimediale dhe navigacionit.
Blerësve iu ofrohet edhe opsioni WiFi hotspot, i cili mundëson që gjatë vozitjes në internet të kyçen deri 10 pajisje mobile.